75 Mall Live Search
16:17 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

MSh dhe Shërbimi Spitalor nuk tregojnë numrin e pacientëve që vdiqën sot, vetëm thonë se ishin në gjendje kritike

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë lëshuar së fundi një njoftim për media, por asku nuk tregohet numri i personave që humbë jetën sot.

Në këtë njoftim thuhet vetëm se pacientët ishin në gjendje kritike dhe se po trajtoheshin përmes metodës standarde të aplikueshme të diagnostikimit m COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës shprehin keqardhje me rastin e vdekjes së pacientëve, të diagnostikuar me Covid-19, në orët e para të mëngjesit të ditës e diele, 5 korrik 2020.

Për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve.

Ajo çka SHSKUK mund të konfirmojë deri në këto momente është se të gjithë ketë pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikushme të dignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive-QKUK.Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSh dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakoshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore.

SHSKUK konfirmon se fluksi i pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid-19 është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa QKUK ka rritur kapacitetet e saja të Mjekimit Intensiv, me qëllim të trajtimit të të gjithë pacientëve të spitalizuar, pavarësisht ngarkesave të mëdha.

MSh dhe SHSKUK i ngushëllojnë familjarët e pacientëve që kanë humbur betejën me Covid-19./Indeksonline/