MSh i bën thirrje qytetarëve: Ka mjaft termine të lira, mund të vaksinoheni edhe në vikend

Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate ka bërë thirrje për vaksinim kundër Covid 19.
Në këtë komunikatë Ministria e Shëndetësisë thotë se ka mjaft termine të lira dhe se edhe në vikend mund të vaksinohen, transmeton Indeksonline.
Komunikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetetarëve të Republikës së Kosovës se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielen, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.
Prandaj, MSh u bën thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë për marrje të vaksinës, me që ka mjaft terminë të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.
Sipas vendimeve të mëhershme të MSh, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech.
Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër COVID-19, MSh rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19 dhe për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda të COVID-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga COVID-19.
Cakto termin përmes platformës online eKosova:
https ://ekosova.rks-gov.net/Service/14
#VAKSINOHU!