75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

MSh i siguron QKMF-së në Istog një autoambulancë dhe dërgon materiale shpenzuese kundër koronavirusit

Ministri i i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi ka bërë të ditur se ministria që ai udhëheq i ka siguruar një autoambulancë dhe mjete shpenzuese kundër koronavirusit QKMF-së në Istog.

Pranimin e këtyre mjeteve e ka bërë Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Armend Zemajt:

QKMF-së në Istog, i kemi siguruar një autoambulancë dhe si më parë kemi dërguar edhe matreal shpenzues të konsiderueshëm kundër Covid 19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare.

Përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë nivel të përkundesjes, shtojnë cilësinë në tërë sistemin shëndetësor.Respekt për profesionistët shëndetësorë që veprojnë të parët në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!