MSh-ja e Gazës: Fëmijët po vdesin nga kequshqyerja, spitalet po luftojnë për të funksionuar

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën gjashtë fëmijë kanë vdekur ditëve të fundit si pasojë e dehidrimit dhe kequshqyerjes në Gaza.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se të paktën katër fëmijë vdiqën në spitalin Kamal Adëan në ditët e fundit dhe dy fëmijë vdiqën në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Një foshnjë tjetër vdiq sot si rezultat i kequshqyerjes në Spitalin Kamal Adëan, i cili është i vetmi spital pediatri në veri të Gazës”, thuhet tutje në njoftim.