75 Mall Live Search
13:20 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / S Z

MSH-ja obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka nxjerrë një vendim ku rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, tha MSH-ja.

Ministria i ka ftuar të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.

Masat e rekomanduara më poshtë: