13:22 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / mp

MSH-ja, projektligji për çmimet e barnave do të mbrojë qytetarët nga abuzimet

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë është miratuar projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale i cili përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike në Republikën në Kosovës.

 “Përfituesit e drejtpërdrejt të këtij Ligji, do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të mbrohen nga shpenzimet e larta për barna dhe produkte të tjera mjekësore me çmime të pa-përballueshme, që për pasojë për gjatë tërë këtyre viteve kanë pasur kanë varfërimin e tyre.

Të dhënat nga raportet zyrtare tregojnë se nga totali i i shpenzimeve në shëndetësi, rreth 39% të tyre janë shpenzime apo pagesa nga xhepi i qytetarëve.  Brenda këtij 39% të shpenzimeve nga xhepi i tyre, qytetarët një pjesë të tyre i kanë shpenzuar për barna dhe pjesën tjetër për shërbime shëndetësore. Sot, përmes miratimit të këtij projektligji, i cili do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, ne duam të shkëputemi nga kjo praktikë e keqe dhe t’u japim institucioneve tona dhe qytetarëve tonë instrumentin më adekuat për t’u mbrojtur nga abuzimet dhe kosotot e larta të shpenzimeve për produkte vitale, siç janë barnat”, tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.   

Miratimi i këtij projektligji konsiderohet me një ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetësi publike duke ofruar qasje më të përballueshme të popullatës në barnat e nevojshëm, dhe i njejti është parakusht për themelimin e sistemit të rimbursimit të barnave si dhe krijon një infrastrukturë transparente dhe kosto-efikase për furnizimet e institucioneve shëndetësore publike me produktet medicinale të nevojshme për funksionimin e tyre.