12:05 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

MSH: Masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik, informata zyrtare jepen vetëm nga Qeveria

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, informatat zyrtare për masat kundër COVIDIT-19 jepen vetëm nga Qeveria e Kosovës.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covidit-19 në nivel vendi jepen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në një njoftim shtypi, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, u theksua se çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Lusim publikun e gjerë që ta ketë në konsideratë këtë dhe informacionet t’i marrë nga burimi zyrtar”, thuhet ndërkaq nga MSH-ja.

Ndër të tjera duhet përkujtuar që nga 1 korriku ishte paraparë të hapeshin pishinat, të klubet e natës, të fillonin dasmat e disa organizime të tjera./Indeksonline/