MSH mban konferencë për dyshimet e helmimit me ujë të pijes të 900 qytetarëve në Deçan

Ministria e Shëndetësisë do të mbaj sot një konferencë për media lidhur me dyshimin për helmimit më ujë të afër 900 qytetarëve në komunën e Deçanit, transmeton “Indeksonline”.
Konferenca do të mbahet nga ora 19:00, dhe mediave do t’u drejtohen Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.
Njoftimi i plotë i MSH:
Vendtakimi: Pjesa e Hyrjes së Ministrisë së Shëndetësisë
Adresa: Rr. Zagrebi 60, Prishtinë
Ora: 19:00
Folës:
– Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku
– Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Dr. Naser Ramadani
Tema: Informimi për çështjen e rasteve të dyshimit të helmimit në ujë për qytetarët e Komunës së Deçanit.