75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / LB

MSH publikon raportin për COVID-19, ky është numri i rasteve të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe tetë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 906.

Aktualisht në Kosovë janë 14 raste aktive me COVID.