MSH: Testet serologjike tani mund të kryhen edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot Udhëzimi Administrativ (në shëndetësi) nr. 03/2020- Për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 08/2017– Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Ky udhëzim administrativ ka për qëllim plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 08/2017 – Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor me qëllim të ofrimit të testimit për SARS –CoV – 2 .
Me plotësimin e Udhëzimit Administrativ paraprak, Kujdesi Shëndetësor Parësor në komuna do të ketë mundësi të kryeje testime serologjike, duke raportuar për to në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti.
Më këtë udhëzim, testet serologjike do të kryhen nga laboratorët e biokimisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.