14:20 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / LB

MSh u bën thirrje të vaksinohen grave shtatzëna

Ministria e Shëndetësisë inkurajon gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19, transmeton “Indeksonline”.

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.

Dr.Pranvera Zejnullahu-Raci, u ka bërë apel grave që të vendosin për vaksinim, pasi thotë se nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjes së tyre.

Kjo video është postuar në faqën e ministrisë së Shëndetësisë.