75 Mall Live Search
22:29 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

MSH: Vaksinohuni dhe mbroni veten në këtë sezon festash

Ministria e Shëndetësisë po u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të mbrojnë veten e më të dashurit në këtë sezon festash.

Po ashtu, MSH rikujton se vetëm qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas.

Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID.

Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.

Gjeni qendrën më të afërt të vaksinimit në: https://bit.ly/3o9WNPv