75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

M&Sillosi zgjeron aktivitetet e saj eksportuese në tregun e lindjes së afërt

Këtë javë kompania e mirënjohur për prodhimin e miellit M&Sillosi nga Xërxa ka arritur të lansoj brendin e vet miell Finnesa Tipit 400 si dhe Finnesa Integral, duke filluar bashkëpunimin me komaninë MAC-AAA FREIGHT AND LOGISTICS LLC me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kompani kjo e mirënjohur për furnizim me produkte ushqimore në Lindjen e afërt.

Me një konkurrencë të pakompromis të kësaj dege të industrisë, prodhuesit Kosovarë duke iu falënderuar standardeve të larta te prodhimit e të cilat standarde janë dëshmuar me certifikime ndërkombëtare për kontrollin e kualitetit,kanë arritur të sigurojnë një treg premtues që do të ndikoj jo vetëm në industrinë përpunuese të miellit por indirekt edhe në intensifikimin e kësaj kompanie për stimulimin e zhvillimit të degës së bujqësisë në kontekst të sigurimit të grurit të nevojshëm për përpunim.