06:56 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

MTI lanson Raportin e Indeksit te Politikës së NVM-ve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes  Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Kosovë, do të bejë lansimin e Raportit Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019.

Ngjarja organizohet bashkërisht  me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe mbështetet nga Komisioni Evropian. 

Ngjarja do të hapet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, nderkaq prezantimi do të bëhet nga përfaqësues të OECD-së.