75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / AR

MTV VMA/ Mariah Carey vesh fustanin që kap shifrën 10 milionë dollarë

Mariah Carey jo vetëm që u rikthye fuqishëm në skenë gjatë MTV Video Music Awards, por e bëri këtë me një paraqitje që la publikun pa fjalë, falë një veshjeje spektakolare që vlen sa një pasuri.

Edhe pse mungoi në tapetin e kuq, këngëtarja legjendare 56-vjeçare u shfaq papritur në skenë për të interpretuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës së saj dhe për të pranuar çmimin prestigjioz Video Vanguard. Por ishte kostumi i saj i tejmbushur me kristale ari ai që vodhi vëmendjen, një fustan trupor me korse të ngushtë, kombinuar me çizme të larta me shkëlqim.

Krejt pamja u plotësua nga një koleksion bizhuterish diamanti me vlerë marramendëse. Gjerdani “Rosee Eternelle” prej 204.38 karatësh, i dizenjuar nga Levuma, ishte qendra e vëmendjes, së bashku me vathët në formë llambadar, që së bashku kushtojnë rreth 10 milionë dollarë, sipas burimeve të PageSix.

Carey kishte zgjedhur gjithashtu disa byzylykë prej diamanti nga Etho Maria (72.15 karatësh) dhe Hamilton (37.62 karatësh), si dhe një unazë diamanti 3.25 karatësh.

Mariah e pranoi çmimin me buzëqeshje dhe elegancë, duke u bërë fituesja më e vjetër ndonjëherë e Video Vanguard, por ndoshta edhe më e shndritshmja. Një natë ku moda, muzika dhe legjenda u bënë një.

Mariah Carey veshi një fustan me diamante që kushtonte 10 milionë dollarë në MTV VMA