75 Mall Live Search
11:13 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Muaji dhjetor, i ”mallkuar” për Jose Mourinhon

Jose Mourinho nuk është duke i kaluar momentet më të mira si trajner.

Para pak çastesh, trajneri portugez u shkarkua nga posti i tij te Manchester Unitedit.

Ky vendim vjen pas formës të dobët të treguar nga skuadra deri më tani këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Klubi paraprek i Mourinhos para Man Unitedit ishte Chelsea, ku edhe në këtë klub, presidenti, Roman Abramovich e kishte shkarkuar për arsye të njejta.

Saktësisht, portugezi u shkarkua nga Chelsea më 17 dhjetor të vitit 2015, ndërsa pas tri vitesh e një ditë, atij i erdhi fundit edhe te Man Unitedi.

Kështu, muaji tetor nuk mund të konsiderohet si periudhë e mrekullueshme për disa./IndeksOnline/