75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Muaji i dytë te Barcelona, ja fjalët e Griezmannit

Antoine Griezmann ende nuk është përshtatur si duhet me ekpin e tij të ri.

Në ndeshjen e parë si lojtar i Barcelonës në Champions League, Griezmanni nuk arriti të linte gjurmë, ku Barcelona barazoi pa gola në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit.

Pas ndeshjes, sulmuesi francez foli për periudhën dymujore të tij te Barça dhe tha se duhet ende të përmirësohemi.

“Është muaji im i dytë te Barça dhe unë duhet të mësohem me lëvizjet e Messit, Suárezit dhe Dembélés – dhe ata me të miat.”

“Të luash jashte shtëpisë është gjithmonë ndryshe. Ata luajn më shumë besim, ata kërkojnë më shumë nga ne. Ne duhet të krijojmë më shumë shanse dhe të përmirësohemi”, u shpreh ylli i Barcelonës./Indeksonline/