08:55 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Muaji qershor i madh për Capital T, jep super lajmin për fansat

Capital T ka njoftuar se në muajin qershor të do lansohet projekti i ri dhe albumi “Skulpture”.

Trim Ademi përmes një postimi në Instagram ka përmendur sukseset e veta, ku thotë që për 5 muaj gjatë këtij viti i ka pasë 4 super projekte.

Ai tha që edhe pse në karantinë, ka qëndru aktiv për njerëzit që e duan artin.

“Masi krejt e kan nal prodhimin se nuk po dihet a kan me pase sezone,na spo nalem se dashnia jone per me bo muzike nuk ndahet me sezona, se e dim qe nisoj si per ushqim e filma njerzt kan nevoje edhe per muzike”, ka shkruar Capo.

Pas kësaj, ai mori mbështetje nga emra të njohur të artistave të vendit./Indeksonline/