09:49 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Muajin e ardhshëm nis vaksinimi për Covidin-19, në Britani të Madhe

Vaksinimi për virusin korona, pritet të nisë së shpejti.

Siç raporton “The Sun”, në muajin e ardhshëm do të ofrohen vaksinat për COVIDIN-19, derisa pesë qendra të mëdha janë planifikuar të jenë në veprim deri në Krishtlindje, transmeton Indeksonline.

Dokumentet e përkohshme të publikuara kanë zbuluar planin që qindra anëtarë të staf të NHS-së të vendosen në pesë qendra në të gjithë Britani të Madhe – duke vaksinuar dhjetëra mijëra qytetarë brenda ditës.

Ata që janë më të prekshëm ndaj koronavirusit do të thirren së pari, me qendra të administruara nga infermierë dhe paramedikë praktikantë të planifikuar./Indeksonline