Muçiqi: As ne s’jemi të çmendur nëse rriten rastet me kërku që të mbahen dasmat!

Sot para qeverisë, këngëtarë e biznesmenë kanë mbajtur një aksion për të kundërshtuar kështu vendimin e qeverisë që mos të ketë ahengje familjare, gjegjësisht dasma.
Në Info Magazine, është folur për këtë temë, derisa infektologu Izet Sadiku, ka thënë se që grumbullimi i njerëzve mos të sjellë kaos në institucione shëndetësore, çka se Kosova dihet në çfarë kushte punon sa i përket kësaj fushe, transmeton Indeksonline.
“Shtetet që s’i kanë respektu masat, kanë dështu, si p.sh Italia. Për shkak të grumbullimit të madh, sot flitet se kthesa në Itali ka qenë 18 Marsi dhe më pas e dimë se në çka kalu.
Në Kosovë janë marrë masa radikale, por qëllimi ka qenë me tejkalu këtë situatë, për shkak të sistemit shëndetësor që e kemi.
Përkundër kësaj, në javët e fundit ka fillu një hapje për biznese, por esenca është se hapja është bërë me rregulla, që njerëzit me marr përgjegjësi individuale.
Nëse rritja vazhdon të jetë, ne do të rrezikojmë institucionet shëndetësore. Qëllimi është që institucionet që janë hap m’i respektu masat. Nëse një kafiteri është hap, e s’respekton masat duhet të mbyllet.
Mendoj që kërkesa që çdo tubim masiv, krijon rrezikshmëri”.
Derisa, këngëtari Afrim Muçiqi tha se nëse janë hapur biznese të tilla si qendra tregtare e mbahen protesta, pse mos të mbahen dasmat, sigurisht me masa mbrojtëse.
“Fatkeqsisht s’na ka leju as me respektim të rregullave. Në start jemi diskriminu me standarde të dyfishta. Në këtë rast neve edhe gastronomisë na kanë diskriminu. Qendra rrezik të mbahet një dasëm familjare, e një gjë mund të menaxhohet nga pronari.
I kemi marrë shembull edhe në zonat përreth, si në Shqipëri e Serbi.
Kush do ta jep përgjegjësinë për një protestë në shesh apo në qendra tregtare. Ose të na lejohet të gjithëve, ose askujt.
Ministri Zemaj na premtoj që deri në fund të javës ta shohim si është situate, as ne s’jemi të çmendur që të ketë të infektuar. Por, o të na lejohet të gjithëve, o askujt”, tha ai./Indeksonline