13:53 / E Diele, 12 Korrik 2020

Muçiqi: Mbyllja nga ora 21:00 e palogjikshme, virusi e ka efektin e njejtë edhe ditën

Këngëtari i njohur shqiptar Afrim Muqiqi ka qenë një nga ata që nuk janë pajtuar me privimin e të drejtës për të ushtruar veprimtarinë e tyre, kjo duke qenë se sektorët e tjerë si gastronomia qendra tragtare, e shumë të tjera, kanë qenë të hapura përkundër frekuentimit të madh nga qytetarët.

Në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai tha se shëndeti i qytetarit është më i rëndësishmi dhe poashtu shtoi se nëse duhet të mbyllemi, të mbyllemi të gjithë e mos të privohemi vetëm ne si këngëtarë.

I kontaktuar nga Indeksonline, Afrim Muçiqi ka thënë:  “ Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe standart i dyfisht, ose le të mbyllet për të gjithë e ta shpëtojmë popullatën,  sepse popullata po u shpëtojka vetëm natën sipas kësaj logjike të mbylljes nga ora 21:00, sepse unë kam qenë kundër që nga fillimi që të bëhet mbyllja vetëm natën e të lejohet ditën”.

Kjo pasi nëse virusi është prezent ai duhet të jetë sikur ditën sikur natën, kështuqë të kemi kujdes. Nëse mendojnë se me izolim shpëtohet popullata, duhet të mbyllen të gjithë sektorët, sepse mbi të gjitha është shëndeti i njeriut”.

Ai tregoi gjithashtu se ka mbajtur mbrëmë një aheng, ku ishin të pranishëm 46 persona, ku kontrollë kanë bërë edhe inspektoriati bashkë me policinë, gjithçka ka qenë në rregull dhe ka përfundu.

Ai tha se oferta për dasma nuk ka pasë, pasi sipas tij askush nuk mbanë një dasëm me 50 persona.

Gjitahshtu ai tregoi se gjitha parapagesat që janë bërë për dasmat që ishin planifikuar këtë vit, do të vlejnë kurdo që të përmirsohet situata.  /IndeksOnline/

Mos i humb