Mucolli humb penallti në Suedi, skuadra e tij pëson humbje

Skuadra e Goteborg ka pësuar humbje minimale 1:0 ndaj Halmstad në javën e dytë të futbollit suedez.
Në këtë ndeshje, penallti humbi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Mucolli, shkruan Indeksonline
Në minutën e 40’të, Mucolli fitoi një penallti dhe e mori përsipër vet për ta goditur.
Megjithatë goditjen e sulmuesit shqiptar e ndali për mrekulli portieri i Halmstadit.
Me këtë humbje, Goteborg mbetët në pozitën e 14-të me zero pikë në dy xhirot e para të futbollit suedez./Indeksonline/