Mudryk arrin rekordin e parë në Premierligë, ndaj Liverpoolit

Mykhailo Mudryk debutoi me fanellën e Chelseas në fundjavë në barazimin pa gola kundër Liverpoolit në Anfield.
Ylli Ukrainas, në 36 minuta lojë që kishte në dispozicion tregoi talentin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan Indeksonline.
Mudryk vs Liverpool, a pure talent 💙pic.twitter.com/UGRzaVIJZf
— GonçaloDias17 (@goncalo_diass17) January 21, 2023
Që në ndeshjen e tij të parë, 22 vjecari theu një nga rekordet e këtij sezoni në Premierligë.
Mudryk regjistroi shpejtësinë më të madhe që ka mundur të arrij një lojtar në kampionatin anglez këtë sezon.
Ai vrapoi 36.63 km/h në një nga sprintet e tij përballë Liverpoolit.

Kështu ai la mbrapa lojtarë si Gordon, Nunez, Haaland dhe Zakaria që mbanin më parë këto rekorde.
Kujtojmë se shpejtësia më e madhe që një njeri e ka arritur është ajo e rekordmenit Usain Bolt, 37.58 km/h. /IndeksOnline/