75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 24 Janar 2023 / B O

Mudryk nuk del nga palestra, ai punon në masën muskulore nën drejtimin e një trajneri personal

Anësori ukrainas debutoi në Premierligë, duke u shfaqur në fushë në minutën e 55-të të ndeshjes kundër Liverpoolit (0:0).

Në 35 minuta në fushë, Mudryk bëri 13 pasime goditi portën një herë, realizoi 2 driblime fitoi 7 duele dhe preku topin 4 herë në zonën e rreptësisë së kundërshtarit.

Përveç kësaj, anësori tregoi shpejtësinë më të lartë midis të gjithë lojtarëve në ndeshje – 37 kilometra në orë.

Kujtojmë se Mudryk u transferua te Chelsea nga Shakhtar për 70+30 milionë euro. VIDEO