Mudryk po planifikon të ndryshojë sport

Anësori ukrainas, Mykhailo Mudryk po kalon një kohë të keqe në karrierën e tij futbollistike.
Kjo pasi që ukrainasi është aktualisht i suspenduar nga futbolli, pasi që kishte rezultuar pozitiv me doping gjatë një testimi të tij në sezonin e kaluar.
Mirëpo ukrainasi flitet se do të largohet nga futbolli për t’ju bashkuar një sporti tjetër, asaj të atletikës.
Madje Mudryk po synon që të bëhet pjesë e skuadrës së Ukrainës, për Lojërat Olimpike të vititi 2028, që do të mbahet në Los Angeles.
Ai thuhet se po punon shumë me ish-garues olimpik, por 24-vjeçari duhet të përmbushë kërkesat minimale të Organizatës Botërore të Atletikës dhe gjithashtu të kalojë provat ukrainase përpara se të mendojë për Lojërat Olimpike./IndeksOnline/