Mudryk rikthehet në stërvitje? Chelsea ka një plan për sulmuesin ukrainas
Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje te Chelsea siç raportohet nga mediat e huaja.
Mudryk ka vuajtur një dënim nga FIFA për përdorim të substancave të palejuara në futboll, shkruan Indeksonline

Por, nga data 17 janar, pra nga dje – ai është i gatshëm të rikthehet në stërvitje.
Mudryk pritet që të rikthehet në futboll, por jo te Chelsea. Blutë e Londrës planifikojnë të dërgojnë lojtarin te Strasbourgi si huazim në mënyrë që ai të rikthehet në formë fizike të mirë.
Kujtojmë që 25-vjeçari ishte transferuar te Chelsea nga Shakhtari në vitin 2023 për 70 milionë euro./Indeksonline/
🚨 EXCL: Mykhailo Mudryk cleared and back at Chelsea! 🇺🇦🔵💥 -5CFC
— Manny (@JManny__) January 18, 2026
The Ukrainian winger has officially completed his suspension for the meldonium doping violation and returns to first-team training this week at Cobham — after being sidelined since December 2024.
Sources confirm… pic.twitter.com/SDGdUlep46

