75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 17 Maj 2024 / G T

Mudryku dëshpëron tifozët e Chelseat, publikon një foto me fanellën e Barcelonës

Sulmuesi i Kombëtares së Ukrainës, Mykhaylo Mudryk ,ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me të cilën ka humbur shumë besimin nga tifozët e Chelseat.

Mudryku publikoi një foto “selfie” e që dyshohet që është me fanellën e Barcelonës, shkruan Indeksonline

Lojtari ukrainas ka pasur një sezon jo të mirë me blutë e Londrës dhe shumë tifozë të ekipit nga Premier League u dëshpëruan me paraqitjet e tij.

Pas kësaj fotoje, kanë filluar spekulimet se Mudryku do t’i bashkohet ekipit katalunas gjatë afatit veror.

23-vjeçari gjatë këtij edicioni në Premier League ka zhvilluar 31 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/