Mufail Limani zgjidhet Ushtrues Detyre i Drejtorit të RTK-së
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e mbajtur më 22.01.2019, caktoi z.Mufail Limanin Ushtrues Detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
“Një vendim të tillë, Bordi i RTK-së e ka marrë duke u bazuar në kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin dhe Statutin e RTK-së. Limani do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm duke filluar nga data 28.01.2019, pasi drejtorit aktual, Mentor Shala, i skadon mandati më 27 janar 2018.
Këtë fuksion, Limani do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTK-së, por jo më shumë se gjashtë muaj, ashtu siç është e përcaktuar me Statutin e RTK-së”, thuhet ne njoftimin Bordit të RTK-së
Mufail Limani deri më tani ka ushtruar pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.