13:49 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

“Muffins” të njelmët me fjolla tërshëre pa gluten

Kombinimi i proshutës dhe domateve, këtyre muffinsëve u jep një shije të veçantë.

Përbërësit e nevojshëm:

– 2 kokrra vezë;
– 40 g fjolla tërshëre pa gluten;
– kripë;
– piper;
– proshutë;
– domate.

Përgatitja:

Në një enë tundni vezët dhe shtoni proshutën e prerë imët, domaten.

Mund të shtoni edhe qepë, ajkë apo djathë sipas dëshirës suaj.

Qitni kripë dhe në fund shtoni fjollat e tërshërës të cilat më parë i keni bluar.

Të gjitha përzieni mirë dhe qitni në kallëpe për muffins.

Piqni në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta.