17:20 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Muhamet Hyseni, golashënuesi më i mirë i sezonit në Superligën e Kosovës

Sot është mbyllur java e fundit për sezonin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.

Me ndeshjet e fundit është caktuar edhe golashënuesi i këtij edicioni, shkruan Indeksonline

Çmimin “Këpuca e Artë” do t’i takojë sulmuesit të Llapit dhe Kombëtares së Kosovës, Muhamet Hyseni me 26 gola.

Hyseni shënoi dy gola në ndeshjen e fundit për t’u bërë golashënuesi më i mirë, me një gol më shumë se kundërshtari i tij, Drilon Hazrollaj (25).

I treti me më së shumti gola në Superligën e Kosovës është mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi me 15 shënime./Indeksonline/