09:57 / E Martë, 11 Qershor 2024 / L K

Muhamet Hyseni shitet për 700 mijë euro, në këtë kampionat të huaj

Muhamet Hyseni është duke kaluar ditët e fundit te Llapi pasi shumë shpejt do të transferohet në Danimarkë.

Klubi i cili pritet të transferojë Hysenin bën pjesë në ligën e parë daneze, derisa oferta e tyre është pranuar nga Llapi.

Deri në fund të javës së ardhshme pritet që edhe futbollisti të pranoj kushtet personale për tu zyrtarizuar te skuadra e re, shkruan gazetari Lorik Gashi.

Llapi do të arkëtojë rreth 700 mijë euro me shitjen e Hysenit, derisa do të mbajë në pronësi edhe 20% të kartonit të sulmuesit./Indeksonline/