75 Mall Live Search
21:17 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / C E

Muharrem Jashari fantastik në fitoren e Cherkasyt, gol dhe asist

Është një nga lojtarët më në formë të Kosovës në këtë fillimsezoni.

Muharrem Jashari është lideri i LNZ Cherkasy në sezonin e ri, duke qenë vendimtar thuajse në çdo ndeshje të klubit.

Ai sot ka shënuar gol dhe po ashtu ka dhuruar një asist në fitoren me “remuntada” të ekipit të tij ndaj Karpaty Lyiv.

Në total, gjatë këtij sezoni që sapo ka nisur, Jashari ka 2 gola dhe 2 asistime në katër ndeshje në elitën e futbollit ukrainas.

Edhe Hajdin Salihu luajti sot nga minuta e parë, derisa së bashku me Jasharin kompletuan ndeshjen.

Dyshja u transferua në Ukrainë gjatë janarit, derisa deri atëherë ishin pjesë e Dritës në Superligën e Kosovës.

Jashari më herët ka qenë i ftuar edhe te kombëtarja e Kosovës, por deri më tani s’e ka asnjë minut të zhvilluar me “Dardanët” në ndeshje zyrtare.

Megjithatë, në ato miqësore, ai ka luajtur tri ndeshje, duke mos arritur të kontribuojë me gol ose asist.