75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / G T

Muharrem Jashari: Gjithmonë kam dashur ta bëja vendin tim krenar!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, përmes rrjeteve sociale është shprehur tejet i lumtur që ishte pjesë e grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor.

Jashari bëri paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit, ku Kosova fitoi 3:0 ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Indeksonline

Mesfushori ka shkruar në rrjetet sociale se ndihet tejet i lumtur dhe krenar që përfaqëson shtetin e tij.

“Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoi vendin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Forca Kosova!”, ka shkruar Jashari në rrjetet sociale

26-vjeçari luan në Ukrainë te skuadra e LNZ Cherkasy, ku ka zhvilluar nëntë ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/