Muharrem Jashari tregohet fantastik sot në Ukrainë, një gol dhe një asist
Skuadra e LNZ Cherkasy shënoi fitore të rëndësishme 3:0 ndaj Obolon në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit ukrainas.
Një ndeshje të jashtëzakonshme zhvilloi futbollisti kosovar, Muharrem Jashari, shkruan Indeksonline
Jashari bëri një asist te goli i parë i shënuar nga Kuzyk dhe shënoi golin e fundit në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, LNZ-ja bëhet lider në tabelë me 32 pikë, aq ka edhe Shakhtar Donetsk (me një ndeshje më pak)./Indeksonline/

