07:52 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Muharrem Nitaj emërohet zëvendësministër i Arsimit

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Arsimit.

Lajmin e konfirmoi vetë Nitaj. Për Gazetën Express ai tha se tashmë ka dalë në zyrë.

“Po, mundem me e konfirmu. Jam emëruar zëvendësministër i Arsimit. Kjo është detyra e re që ma ka dhënë zoti Haradinaj”, tha shkurt Nitaj.

Nitaj deri më tani mbante postin e zëdhënësit të AAK-së.