75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Muharrem Salihu nis një procedurë të rëndësishme në Serbi, ndryshimin e emrit në shkronja shqipe

Aktivisti i njohur shqiptar, njëherazi dhe kandidat për zgjedhjet ne Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, ka nisur sot procedurë ligjore në Serbi, për të ndryshuar të shkruarit e emrit të tij.

Ai thotë se kur kishte lindur (në Medvegjë), ligji në Serbi lejonte regjistrimin vetëm në gjuhën serbe.

May be an image of ticket stub and text

“Ndërkohë, prej disa vitesh, dygjuhësia është e pranuar në komunën tonë, Medvegjë, të paktën teorikisht, por në praktikë situata e dygjuhësisë nuk ka qenë kurrë e lehtë për t’u realizuar ligjërisht. Siç shihet në dokumentet zyrtare, gjuha shqipe nuk ekziston” ka thënë Salihu.

Ai shtoi se ky do të jetë proces i gjatë, por që uron të pranohet kërkesa e tij dhe të njëjtën rrugë të ndjekin edhe shqiptarët e tjerë në Serbi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot kam bërë një hap të rëndësishëm: kam nisur procedurën ligjore në Serbi për të ndryshuar emrin tim dhe për ta shkruar atë me shkronja shqipe. Kur kam lindur, ligji në Serbi lejonte regjistrimin vetëm në gjuhën serbe. Ndërkohë, prej disa vitesh, dygjuhësia është e pranuar në komunën tonë, Medvegjë, të paktën teorikisht, por në praktikë situata e dygjuhësisë nuk ka qenë kurrë e lehtë për t’u realizuar ligjërisht. Siç shihet në dokumentet zyrtare, gjuha shqipe nuk ekziston.

Dygjuhësia është një element themelor i të drejtave të njeriut dhe respektimi i saj është thelbësor për ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Ky proces do të jetë i gjatë, por uroj që kërkesa ime të pranohet dhe ky ndryshim të shërbejë si një nxitje pozitive për të gjithë shqiptarët në Serbi.