Muharremaj e Damka nënshkruajnë marrëveshjen, Suhareka përfiton projekt me vlerë 320 mijë euro

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë 320 mijë euro me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Bashkë me ministrin Damka sot është nënshkruar marrëveshja për projektin e ndërtimit të mbikalimit dhe lidhjet e shtegjeve të ecjes në të dy krahët e qytetit.

Ky projekt do të realizohet brenda dy viteve.
“320,000.00 euro nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për Komunën e Suharekës.
Do të realizohet projekti “Ndërtimi i mbikalimit – Hisar, lidhje e Shtigjeve të Ecjes në të dy krahët e qytetit” i cili do të ndërtoj imazh të veçantë për Qytetin e Suharekës.
Sot nënshkruam marrëveshjen me Ministrin Fikrim Damka, të cilin e falenderoj për bashkëpunimin.
Projekti do të realizohet brenda dy viteve” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/