10:57 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Muharremaj: Edhe në Suharekë 100% masë ndaj Serbisë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se edhe komuna që ai drejton është duke repsektuar vendimin që të largoj të gjitha produktet që përmbajnë mbishkrimin Kosovë dhe Metohi.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se ka vepruar sipas urdhërit të lëshuar nga MTI-ja, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë i Murrarremajt:

Edhe në Suharekë 100% masë ndaj Serbisë…

Duke marrë parasysh se ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet, inspektorët në Komunën e Suharekës kanë dalë në terren, për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”…

Pra, kemi vepruar konkretisht edhe sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.