75 Mall Live Search
13:49 / E Diele, 29 Maj 2022 / LB

Muharremaj edhe të dielën në punë, ka një premtim për bujqit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Ardian Kotorri kanë parë nga afër në fshatin Nëpërbisht gjendjen e krijuar pas breshërit që ka rënë dje.

Muharremaj është zotuar se do të formohet një komision profesional nga drejtoria e Bujqësisë, për ta bërë vlerësimin e dëmeve në tërë territorin e Kosovës.

“Ne çdo herë do të jemi afër fermerëve tanë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Bashkë me drejtorin e Bujqësisë Ardian Kotorri, ishim sot në fshatin Nëpërbisht, për të parë nga afër  gjendjen e krijuar pas breshërit që ka rënë dje.

Ne do ta formojmë një komision profesional nga drejtoria e Bujqësisë, për ta bërë vlersimin e dëmeve në tërë teritorin e komunes.

Ne çdo herë do të jemi afër fermerëve tanë.