Muharremaj i jep mirënjohje të veçantë ish-rivalit të tij në Suharekë, Sali Asllanajt
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i ka ndarë mirënjohje ish-kryetarit dhe rivalit të tij politik, Sali Asllanajt.
Muharremaj e ka vlerësuar lart figurën e Asllanajt që sot zyrtarisht ka dalur në pension.
“E kemi nderuar me mirënjohje të veçantë ish kryetarin e Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, për kontributin e tij të çmuar para luftës, gjatë luftës në UÇK dhe në vitet e pasluftës në ndërtimin e vendit.
Dr. Sali Asllanaj mbetet shembull i një mjeku të përkushtuar dhe i një njeriu që i ka shërbyer me dinjitet qytetarëve dhe vendit në kohët më të vështira.
Përkushtimi i tij profesional dhe angazhimi i vazhdueshëm në jetën publike ka kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën tonë.
Në emër timin dhe të institucionit që përfaqësoj, shpreh falënderim të sinqertë për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite.
Vlerësimi për personalitete si ai, është detyrim dhe nder për të gjithë ne” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/

