Muharremaj ka një lajm të mirë për nxënësit e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një lajmë shumë të mirë për nxënësit e komunës së tij.
Miku i tij nga Amerika, Berat Gegaj përmes një organizate do të ndajë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë për çdo muaj për vitin shkollor 2022-23.
‘’ Qëllimi i tyre është mbështetja në fushën e arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja. Ky veprim human, e që nuk është i vetmi ndër vite, na bënë të ndjehemi mirë dhe krenar gjithashtu’’, ka shkruar Muharremaj. /IndeksOnline/