11:40 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Muharremaj: Me projektin “Hapja e rrugëve fushore” do zhvillohet bujqësia

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në këtë komunë do të vazhdohet me hapjen e rrugëve fushore.

Në një postim në Facebook,  Muharremaj ka shkruar se këtë vit do të vazhdohet edhe me 20 km të tjera, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Muharremajt:

Projekti “Hapja e rrugëve fushore” do të vazhdoj këtë vit me 20 kilometra të tjerë, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë.

Ne do të vazhdojmë anagazhimin në fshatrat si Nepërbisht, Vraniq dhe shumë fshatra të tjera.

Bali Muharremaj.