75 Mall Live Search
13:34 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Muharremaj ndjek nga afër ndërtimet e sheshit në Suharekë, falënderon qytetarët për durimin dhe përkrahjen

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka ndjekur nga afër punimet e sheshit që po bëhen në këtë qytet.

Ai ka thënë se sfida po tejkalohet me punë dhe me përkrahjen e qytetarëve.

Në ndërtimet që po bëhen në qytetin e Suharekës,  po rregullohet edhe rrjeti i kanalizimit dhe ujërave atmosferik.

Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook

Sheshi i Qytetit po rregullohet. Dinamika e punimeve është në proces të mirë, e natyrisht brenda këtij projekti të madh e ambicioz ka edhe sfida.

Sfida po tejkalohet me punë dhe natyrisht edhe me përkrahjen e qytetarëve.

Në këtë hapsirë, përveç pjesës së bukur përfundimtare pasi të realizohet në tërsi projekti, po rregullohet përfundimisht edhe rrjeti i kanalizimit, ujërave atmosferik, e poashtu nuk do ta shohim edhe vrazhdësinë aktuale të rrjetit elektrik. E gjitha do të mbetet në hapsirën nëntokësore.

Faleminderit për durimin dhe përkrahjen !