Muharremaj nga Suhareka: Një person i shëruar, një tjetër negativ

Kryetari i Suharekës, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e komunës së tij, në lidhje me pandeminë COVID19.
Ky është postimi i tij:
Sipas informatave që kemi është një rast me Covid-19 nga
Suhareka.
Një person është shëruar dhe një tjetër është me rezultat negativ.
Nuk ka nevojë për panikë dhe natyrisht si gjithmonë duhet ti respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore.