14:57 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Muharremaj për Ukë Bytyçin, ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun

Sot u shënua 17 vjetori i vrasjës së ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, shkruan Indeksonline.

Komuna e Suharekës mbajti Akademinë Përkujtimore ku morën pjesë emra të njohur nga skena politike, përfshirë edhe kandidaten për kryeminstre Vjosa Osmani.

Kryetari i kësaj komune për Ukë Bytyçin tha se ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun.

“Ukën secili prej nesh do ta mbaj mend gjatë, si njeriun modest e guximtar, idealistin e pamposhtur, luftëtarin sypatrembur dhe pa dyshim atë që se harruam kurrë, pamjen madhështore të një lideri të pazëvedësueshëm”, shkroi Muharremaj.

Postimi i plotë:

“Kujtimi për Ukë Bytyqin, është skica e ngjarjeve që ka t’përbashkët fuqinë e bashkimit. Tregimi për te, është fuqia e veprës dhe e fjalëve që nuk e humbën kurrë shkëlqimin.

Ukën secili prej nesh do ta mbaj mend gjatë, si njeriun modest e guximtar, idealistin e pamposhtur, luftëtarin sypatrembur dhe pa dyshim atë që se harruam kurrë, pamjen madhështore të një lideri të pazavëdsueshëm.

Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës.

Si shok, bashkveprimtar e bashkëluftëtar do ta mbaj mend gjatë për t’ia treguar secilit madhështinë e tij dhe sigurisht edhe dhimbjen e së djeshmes, të sotmes dhe të ardhemes për mungesen e tij.

Ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun. Dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramaj dhe Bajram Bytyqi poashtu populli nuk i harron kurrë.

Ai do të mbetet gjithmonë njeriu që na dha vullnet, dhe e bëri t’paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për te.
Lavdi e përjetshme Ukë Bytyqit !”/Indeksonline/