75 Mall Live Search
16:03 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Muharremaj pret Kurtin e Konjufcën, shkojnë bashkë në homazhe

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, bashkë me të cilët kanë bërë homazhe në përvjetorin e vrasjes së familjes Berisha.

“Në kujtim të ngjarjes së 26 Marsit, prita në homazhe Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ngjarjet si kjo nuk duhet t’i harrojmë” ka shkruar Muharremaj në Facebook.

May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 6 people, people standing, outdoors and text that says 'TE FAMILIES BERISHA'

Në Suharekë është mbajtur ceremoni memoriale edhe për vrasjet në Samadraxhë.

“Në Samadraxhë sot i nderojmë dëshmorët dhe martirët të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit” ka thënë Muharremaj.