Muharremaj pret shiritin e një palestre sportive, nga atje tregon se si ua “preu” qeveria buxhetin

Bali Muharremaj nuk po e ndalë punën, me gjithë pengesat nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i Suharekës ka përuruar sot palestrën sportive në Sopijë.
Nga atje, Muharremaj ka thënë se komuna e tij që në start do të jetë me minus 100 mijë euro në buxhet nga vendimi i djeshëm i thesarit në Ministrinë e Financave.
“E kam obligim me cek para jush, pasi na u bllokua buxheti i komunës ne shkojmë me minus 100 mijë euro. Ne tash duhet të mirremi vesh me operatorin ekonomik dhe obligimet do ua kryejm në të ardhmen. Taksat janë tuajat, nuk janë të miat. Unë zotohem se asnjë operatori ekonomik në këtë komunë nuk do i mbesim borxh dhe i kryejm obligimet tona”, ka thënë Muharremaj./Indeksonline/