Muharremaj prezanton kandidatët për asamble: Bashkë me qytetarët, për të ardhmen

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar kandidatët për Asamblenë Komunale. Ai ka theksuar se ky është një ekip, i cili do ta çojë Suharekën përpara.
“Ne dhe qytetarët, jemi bashkë për të ardhmen. Janë 30 kandidatë, ku secili prej tyre e ka dëshmuar dhe po e dëshmon profesionalizmin dhe angazhimin. Janë me qindra që po punojnë çdo ditë për fitoren tonë të ardhshme. Janë me mijëra ata që e besojnë rrugëtimin tonë. Unë ju besoj”, ka thënë Muharremaj./Indeksonline/.