75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Muharremaj prezanton një premtim të realizuar dhe një tjetër që është afër konkretizimit

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ndërtimi i Sallës së re sportive në Budakovë është edhe një premtim tjetër i realizuar.

“Punimet tash janë në proces dhe shumë shpejt do ta kemi atë për sportistët tanë”, ka thënë ai derisa ka parë punimet nga afër, transmeton IndeksOnline.

Muharremaj ka vizituar edhe Mullinin e Adem Bytyqit në Breshanc.

“Aty ku mielli e ka aromen e dikurshme.  Shumëçka tjetër e ka historinë e veçantë, e cila meriton të respektohet.  Këtë objekt do ta restaurojmë, që gjeneratat e ardhshme ta kuptojnë historinë tone”, ka premtuar ai. /IndeksOnline/