Muharremaj prezanton një projekt serioz para suharekasve

Një projekt serioz e interesant është prezantuar para qytetarëve të Suharekës nga kandidati për kryetar prej AAK-së, Bali Muharremaj.
Bëhet fjalë për një zonë atraktike ku sportistët do të kenë mundësi të zhvillojnë suksesin e tyre, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Sportistët do ta kenë një zonë me mundësi të jashtëzakonshme për ta zhvilluar suksesin e tyre.
Hapësira e Tregut dhe zonat tjera përreth, do të transoformohen në një zonë atraktive për qytetarët pa dallim.
Siq ju kam njoftuar, tregu do të kaloj në Zonën e Damperit në Shirokë.
Puna dhe përkushtimi do të vazhdojnë. Kemi energji dhe vullnet për projekte të reja sepse besojmë në përkrahjen tuaj.
Gjithçka e detajizuar nga ky projekt do t’ju prezentohet së shpejti.